Ditën e nesërme në FA Cup do të luhet një takim shumë interesant mes Arsenalit dhe Manchester United. Përpara sfidës, në konferencën e tij për mediat, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se përsa i përket rinovimit të De Geas dhe Martial, palët janë në tratativa shumë të mira për të vazhduar në “Old Trafford” edhe pse asgjë nuk ka diça konkrete.
Gjithsesi, De Gea padyshim që është një ndër portierët më të mirë në botë dhe një klub si United nuk do të donte që ai të shkonte diku tjetër.
Kujtojmë që nën drejtimin e Solskjaer, Manchester United, në 7 ndeshje ka arritur të marrë 7 fitore dhe ky është një rekord në “Old Trafford”, pasi asnjë trajner nuk ka mundur ta bëjë diçka të tillë në gjithë historinë e 20 herë kampionëve të Anglisë.