“Çështja” Dinamo duket se po shkon drejt fundit. Pas ditëve të fundit ku ishin të shumta zërat rreth rikthimit të pronarëve të vjetër duket se diçka e tillë nuk do të ndodh. Sipas “RTSH Sport”, pronarët e rinj italian do të vazhdojnë të jenë në drejtimin e klubit dhe ditën e sotme ka pasur një takim mes palëve.
Kjo çështje po shkon drejt zgjidhjes dhe marrëveshja tashmë është arritur, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi që do të bëhet brenda kësaj mesjave.
Burime nga klubi dinamovit konfirmojnë se kjo çështje mund të konsiderohet si e mbyllur dhe drejtuesit italian do të bëhen pronarë edhe me letra pasi deri në këto momente nuk është firmosur kalimi i pronënsisë.
Trajneri do të qendrojë italiani Camarata duke bërë kështu që pista Allmuça të bjeri poshtë. Drejtuesit e klubit kanë shpërndarë edhe një premio për lojtarët për arritjen e fitores ndaj Besëlidhjes 2-0.