Dy skuadra të Kategorisë Superiore po luajnë në fushë asnjëanëse ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa janë në pritje të rikonstruksionit total të stadiumeve përkatës. Luftëtari është më pranë hyrjes në shtëpinë e tyre, pasi është shtruar tapeti dhe dhomat e zhveshjes janë drejt rikonstruksionit përfundimtar.
Siç shihet në foto, tapeti është shtruar dhe duhen pak ditë që të pranojë ekipet që të luajnë në të, ndërsa dhomat e zhveshjes dhe ato të shërbimeve janë drejt përfundimit, ndërsa pritet lyerja e tyre dhe dhënia e dorës së fundit përsa i përket mobilimit që të jetë e pranueshme për sfidat e Superiores. Kështu, i vetmi ekip që mbetet në fushë asnjëanëse deri më sot është Korabi, i cili përkohësisht ndeshjet si pritës po i luan në “Selman Stërmasi”.