Thuhet shpesh se merkatoja e janarit nuk ofron shumë mundësi cilësore në afrimin e lojtarëve, por sigurisht që përmirësime mund të bëhen.
Në këtë konteks edhe klubet e Superligës kanë nisur të mendojnë që tani për përforcimet e reja në merkaton e dimrit.
Largime të lojtarëve që nuk kanë bindur, shkëmbime të mundshme futbollishtës dhe afrime në repartet ku është vënë re se ka probleme.
Duke nisur nga Kukësi dhe Skënderbeu që janë në vend të parë, deri te Korabi i vendit të fundit, të gjitha klubet presin të mbyllet faza e dytë dhe më pas të nisin “sulmet” zyrtare për t’u përforcuar edhe më shumë.
Pritet që kjo merkato dimri të ofrojë shumë lëvizje në Superligë. Kjo të paktën nga ajo çfarë kanë deklaruar deri tani trajnerët e skuadrave herë pas herë në përfundim të ndeshjeve të kampionatit.