Në vjeshtën e vitit që sapo lamë pas, presidenti i Zyrihut, Ancilo Canepa deklaroi: “Është e sigurt se Armando Sadiku nuk do të largohet në merkaton e janarit”.
Sulmuesi kuqezi ndihmoi skuadrën e tij që të grumbullonte pikët e mjaftueshme për të qenë pretendent kryesor për t’u ngjitur në Superligën e Zvicrës.
Por, duket se tani “bomberi” i Kombëtares sonë do të largohet nga Zyrihu, pasi Lugano është pranë arritjes së akordit final.
Tashmë në mediat zviceriane raportohet se është e sigurt lëvizja e Sadikut drejt Luganos, duke ditur edhe faktin se stolin e këtij ekipi e ka marrë në drejtim Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria.