Duhet të ishte larguar në verën e vitit të kaluar drejt Çelsit, por Naingolan nuk këmbënguli për t’u kryer ky transferim.
Pas eliminimit nga Champions League sezonin e shkuar, Drejtori Sportiv i Romës, Sabatini u mundua ta shiste mesfushorin belg për të rikuperuar milionat e humbura nga kompeticioni, por ishte presidenti Palota që ndaloi këtë herë transferimin e Naingolan, pikërisht tek Interi që ofroi 40 milionë euro para se të blinte Zhoao Marion nga Sporting Lisbona.
Mes këtyre dy momenteve, midis lojtarit dhe drejtuesve të Romës ka pasur një mosmarrëveshje për sa i përket rinovimit të kontratës mes dy palëve.
Tashmë që marrëdhëniet mes Naingolan dhe klubit të Romës janë prishur, mesfushori belg pritet të shitet në merkaton e janarit, por jo për 40 milionë, sigurisht për më pak.
Sipas “Corriere dello Sport”, Naingolan kërkon 6 milionë euro në sezon kundrejt 3.8 milionë eurove që përfiton aktualisht te verdhekuqtë.
Një shumë e tillë nuk pranohet në strategjitë e presidentit Palota dhe tashmë belgu mund të thuhet se është duke zhvilluar ndeshjet e fundit të tij me fanellën e kryeqytetasve.
Çelsi pritet të jetë destinacioni i Raxha Naingolan në merkaton e janarit.