Mosarritja e objektivave pritet të sjell edhe firot e para te skuadra e Superligës kosovare, Llapi.
Skuadra nga Podujeva e mbylli sezonin në vendin e 3-të, teksa tre javë përpara fundit ishte në garë të plotë me Feronikelin dhe Prishtinën për fitimin e titull.
E duke dalë nga objektivat, drejtuesit janë të predispozuar që të marrin edhe masat e para. Dy futbollistë pritet të largohen në merkaton e verës.
Bëhet fjalë për futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Remzifaik Selmani dhe Miran Maksuti, të cilët duket se janë të destinuar për tu larguar nga Llapi.
Nuk dihet ende e ardhmja e tyre, ndërkohë që Selmani dhe Maksuti nuk pritet të jenë largimet e vetme të skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.