Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Në të tilla kushte, drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë për zëvëndësuesin ideal, i cili mesa duket do vijë pikërisht nga Serie A. Profilet e studiuara janë Dzeko dhe Milik, ku për boshnjakun ka patur kontakte pozitive mes torinezëve dhe Romës. Për sulmuesin shtatgjatë të kryeqytetasve do ishte një ngjitjë në karrierë, kalimi te kampionët në fuqi. Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadrin e hipotezës.
Nëse plani A dhe Plani B dështojnë, atëherë vrojtimi do drejtohet jashtë Italisë. Emra konrketë për momentin nuk ka, por nuk përjahshtohet ndonjë blerje surprizë.