Blerja e Antoine Griezmann nuk i ka “zbrazur” të gjitha kursimet e Barcelonës, e cila synon të bëj një tjetër goditje përpara se të mbyllej merkato verore.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Barcelona ka hedhur sytë nga Juventusi për të përforcuar skuadrën, aty ku ka pikasur edhe Rodrigo Bentancur. Uruguajani shihet si lojtari ideal për të pasuruar mesfushën e Barcelonës, e cila po përballet me probleme të mëdha.
Mbërritja e 22 vjeçarit do t’i kushtonte arkave të Barcelonës rreth 60 milionë euro, ndërsa do ulte ndjeshëm minutazhin e Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic.
Në këtë mënyrë, si kiliani ashtu edhe kroati i duhet të kërkojë për një skuadër të re, ku Inter shihet si destinacioni ideal për të dy, edhe pse vetëm njëri prej tyre mund të përfundojë në Milano.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.