Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Danilo raportohet se ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit.
25 vjeçari ka luajtur në vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe sipas gazetës AS, ai i ka kërkuar presidentit të Real Madrid, Florenzo Perez largimin nga klubi, sepse nuk mund t’i bëj ballë presionit në një klub të madh si Real Madrid.
Sipas AS.com, Danilo, ish mbrojtësi i Porto-s, i ka kërkuar Perez-it largimin nga klubi në fund të kampionatit.