Në Serie A po zhvillohet një merkato me ritme të larta, ku klubet më në zë, tentojnë të bëjnë gjithmonë e më mirë, duka afruar lojtarë cilësorë. Sikurse raportojnë mediat italiane, mund të kemi një shkëmbim mes Milanit dhe Romës.
Kryeqytetasit kërkojnë shërbimet e Susos, ndërsa kuqezinjtë duan Marco Zaniolon, ish-lojtarin e Interit. Nuk dihet me shumë siguri nëse diçka e tillë mund të ndodhë, por surprizat nuk përjashtohen.
As Milani dhe as Roma nuk kanë mundur të kualifikohen për në Champions League sezonin e ri futbollistik, gjë që do të sillte edhe më shumë përfitime në arkat e klubit, ndërsa gara do të jetë shumë interesante për vitin që vjen.