Merkato e kësaj vere ka qenë shumë e nxehtë për disa klube që kanë shpenzuar shifra marramëndëse në afrimin e lojtarëve të rinj. Në një listë me 10 ekipet që kanë arritur të shpënzojnë një total prej 938.9 milionë eurove, vendi parë mbahet nga Barcelona.
Përvec problemeve të shumta që kanë pasur me bilancet, te Barcelona nuk janë frenuar aspak në rindërtimin e ekipit duke kryesuar listën me 136.5 milionë euro të shpenzuara në merkato. Çuditërisht në vendin e dytë Arsenal, ekipi që ka bërë një merkato të mirë dhe cilësore duke afruar emra si Gabriel Jesus apo dhe Zinchenko nga City, ka kapur shifrën e 126.7 milionë eurove.
Në këtë listë ka dhe shumë emra surprizë, West ham, Nottingham Forest dhe Newcastle. Ekipe që kanë shpenzuar shuma të mëdha në këtë merkato vere. Bie në sy fakti që ekipi fitues i Champions League, Real Madrid renditet i fundit me vetëm 67.2 milionë.