Merkato është ‘çmendur’ prej vitesh dhe shifrat e mëdha për të blerë lojtarë tashmë thuajse nuk bëjnë aspak përshtypje. Duket se një goditje të madhe po përgatit Manchester United në merkaton e verës. Don Balon shkruan se ‘djajtë e kuq’ janë gati të japin deri në 100 milionë euro për portierin e Barcelones, Ter Stegen.
De Gea duket shumë pranë transferimit te Real Madrid dhe Manchester United kërkon një zëvendësues të denjë për spanjollin. Gjermani i Barçes ka kaluar një sezon fantastik me katalanasit dhe gjithashtu në Botëror mund të jetë edhe titullar me kombëtaren gjermane duke parë edhe dëmtimin që ka kaluar Manuel Neuer.