Mentor Mazrekaj, pas fitores ndaj Flamurtarit u shpreh për mikrofonin e Supersport:
“Nuk jam aty ku duhet. Me duhen edhe disa ndeshje të arrij formën më të mirë. Shpresoj ta ndihmoj ekipin në objektivat që ka. Jemi në rrugën e duhur. Mendoj se nuk ka fitore të lehta, sidomos ne që nuk para fitojmë me shumë gola. Ne kështu do i fitojmë ndeshjet. U ndjeva mirë me golin dhe fitimin e penalltisë. Me Duron kam kaluar momentet më të mira te Partizani. Tani e kam kundërshtar. I uroj të qëndrojnë në Superiore”, ka përfunduar Mazrekaj.