Sot, Partizani do të luajë kundër Tiranës ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Kjo sfidë ka mbërthyer gjithë sportdashësit, por edhe drejtuesit siç është drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.
Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesi i tij sot është ndryshe. Ai ka postuar në rrjetet sociale videon motivuese të klubit para derbit me Tiranën. Siç duket emocionet e kësaj supersfide kanë mbërthyer edhe Ramën, i cili pret nga ekipi i tij maksimumin më fushën e blertë. Kujtojmë që ndeshja Tirana – Partizani është programuar të luhet sonte në orën 19:00, në “Air Albania Stadium”.