Menaxheri njohur zbulon lëvizjet në merkat: Tirana afër një qëndërmbrojtësi
Në studion e Pressing është duke u folur për të gjithë Superioren në tërësi dhe nuk i ka shpëtuar as faza e merkatos.
Ish drejtori i Kamzës dhe tashmë agjent lojtarësh, Andi Matraxhiu, ka zbuluar prapaskenat e fundit që pritet të ndodhin në mërkato.
Pa përmendur emra Matraxhiu ka zbuluar se tek ekipi bardheblu i kryeqytetit do të vinte një qëndërmbrojtës në ditët në vijim dhe ekipi i Bylis do të bëj 3-4 përforcime në vijën e sulmit.
“Nuk mund të flas me emra por tek Luftëtari janë dukë mburrur shumë një qëndërmbrojtës që do të mbërrij në ditët në vijim. Tek Tirana gjithashtu do të afrohet një qëndërmbrojtës, Tirana dhe Partizani nga një lëvizje të vogël mund të bëjnë tani në fund. Kukësi duhet të ndërhyjë direkt në merkato. Siç raportova se Bylis do të merrte një lojtar afrikan ditë më parë, doli i vërtetë dhe vetëm pak më parë u zyrtarizua 23 vjeçari nga Kameruni, pritet që të bëjnë dhe 3-4 goditje në sulm”, u shpreh Andi Matraxhiu për merkaton në këto ditë të fundit.