Lautaro Martinez po vazhdon edhe për pak pushimet pasi ishte i angazhuar në Copa America me Argjentinën. Kohë më parë u fol për një interesim të Barcelonës në drejtim të sulmuesit dhe mbi këtë temë ka folur menaxheri i tij, Beto Yaque.
“Barcelona e interesuar, Lautaro mendon vetëm për Interin. Është i lumtur si zikaltër dhe ka ëndërra të medha. Conte e ka telefonuar për t’i thënë si të punojë dhe që mbështetet te ai. Është e vertetë që nga ana e blaugranëve ka një interesim për Martinez. Por e përsëris që Lautaro do të qëndrojë në Milano. Po e mbyll me një batutë nëse Messi do të luajë me Martinezin, le të transferohet ai te Interi” ,tha ai për FcInterNews.it.