Eros Grezda është padyshim një nga lojtarët më të mirë në Kombëtaren tonë dhe mungesa e tij për ndeshjen ndaj Skocisë do të ishte një humbje e madhe. Sulmuesi i Rangersit po vijon stërvitjen i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës për të qenë gati për ndeshjen e nesërme.
Është menaxheri i Kombëtares ,Erand Ibrahimi ai që ka dhënë lajmin pozitiv për Grezdën “Të gjithë do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.Edhe Grezda do të jetë i gatshëm për këtë takim. Stafi mjeksor po e ndjek me kujdes situatën e tij që të mos mungojë” është shprehur menaxheri Ibrahimi për gazetarët e pranishëm në stërvitjen e Kombëtares. Një lajm pozitiv për trajnerin Panuçi që do të ketë në dispozicion sulmuesin në një ndeshje ku golat duhen të jenë me “shumicë”