Ledian Memushaj ka folur para sfidës kundër Izraelit. Mesfushori vlonjat ka deklaruar që është i gatshëm për ndeshjen eliminatore që do të luhet ditën e shtunë, në datën 12 nëntor.
“Tani ndihem shumë mirë. Nuk duhet të shqetësoheni se luajta dhe dje. Është ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Duhet të luajmë si në ndeshjet e fundit, përveç Spanjës. Edhe barazimi nuk do të ishte fundit, ne shpresojmë për të marrë sa më shumë pikë, në mënyrë që të realizojmë ëndrrën”, përfundoi Ledian Memushaj.