Kukësi do të luajë ditën e premte një ndeshje të rëndësishme ndaj Tiranës. Pas barazimit ndaj Bylisit në sekondat e fundit, ekipi I drejtuar nga Shpëtim Duro do të ketë një ndeshje “titulli’, pasi përballë do të ketë Tiranën e vendit të dytë. Në një prononcim për “Supersport”, ka folur dhe autori i golit ndaj ballshiotëve, Emiliano Musta.
“Kukësi është një skuadër kompetitive dhe ndeshja ndaj Bylisit dihej që do të ishte vështirë. Luanim në një fushë të vështirë dhe është mëkat që lam 2 pikë 3 sekondat e fundit të ndeshjes”.
Sfida ndaj Tiranës? “Është një ndeshje vendimtar pasi luajmë ndaj një rivali për titull, por ka ende shumë ndeshje të tjetra për t’ luajtur deri në fund të kampionatit. Shpresoj të dalimin me një rezultat pozitiv nga ky takim”.
Titulli? “Është normale që çdo futbollist lufton për titull dhe djemt duan që ta fitojnë në fund”.
Gol ndaj Tiranës? “I kam shënuar me fanelën e Teutës, por unë jam mbrojtës dhe së pari shpresoj të mbrojmë portën që të mos pësojmë gol. Shpresoj që këtë ndeshja ta vendosi sulmi jonë dhe jo mbrojta” deklaroi Musta.