Elbasan Arena mriëpret nesër në orën 16.45 takimin mes Kukësit dhe Teutës (Kategoria Superiore). Trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp përpara këtij takimi. Tekniku shpreh keqardhjen për mënyrën sesi të tijët i lejnë pikët, pasi mund të kishin marrë më shumë. Diçka u tha edhe për ndeshjen me verilindorët, 90 minutësh ky në të cilin “djemtë e detit” hyjnë për t’a fituar.
”Më vjen keq për pikët, më vjen keq edhe për djemtë që japin maksimumin dhe janë të përkushtuar në stërvitje dhe ndeshje. Më vjen keq për pikët dhe mënyrën se si i lëmë.
Barazimet në Durrës– Fushat janë asnjanëse, pasi nuk ka tifozë. Po luajmë në fusha neutrale praktikisht. I kërkojmë fitoret me ngulm dhe ndoshta bëhemi pak nervozë.Pa harruar, sikurse e kam thënë më parë, ne na kanë mohuar penallti të pastra. Që kur ka nisur kampionati kemi pasur pretendimet tona. Kur bëhen disa herë gabime, shtohet edhe ngërçi psikologjik, dhe lihen pikët. Ata kanë bërë gabime, nuk them se janë të qëllimshme, dhe ne na mungojnë 10 pikë dhe do të ishim të parët”.
Kukësi – Ne hyjmë në fushë për të fituar, kundër çdo kundërshtari. Kërkojmë të luajmë lojën tonë, nuk luajmë në varësi të kundërshtarit. Në çdo ndeshje kemi pasur ritëm më të lartë, kemi bërë ndeshje më të mirë se kundërshtarit. Fitorja është ajo që në kënaq”.
“Gjendja e skuadrës– Është e mirë gjendja, lojtarët gëzojnë formë të mirë sportive pavarësisht ndeshjeve të shpeshta. Kemi shumë lojtarë dhe jemi gati. Sa i takon merkatos, nuk mendoj se do të ketë ndryshime. Kemi lojtarë në çdo pozicion, grupi është mjaft i mirë. Them se jemi të kompletuar” – tha ai.