Vedat Muriqi është një hap pranë rikthimit te Fenerbahce. Mediat turke bëjnë me dije se në merkaton e janarit, kosovari do të rikthehet te skuadra turke, aty ku edhe shkëlqeu. Forma e dobët, dëmtimet dhe mosgjetja e golit në Serie A kanë ndikuar në këtë vendim.
Kujtojmë se sezonin e shkuar Muriqi ishte një ndër lojtarët më të mirë të Superligës turke, ndërsa kaloi në verë te Lazio për shifrën e 18.5 milion eurove. Konkurenca e madhe me Immobile dhe Caicedo në sulm, kanë bërë që mediet në Turqi të aludojnë për një rikthim në huazim të sulmuesit Dardan.