Valon Berisha është shumë pranë zyrtarizimit te skuadra e Sampdorias. Mediat italiane raportojne se kjo është një marrëveshje e arritur për vetëm 8 milion euro dhe Valon Berisha cilësohet si një prej lojtarëve më të mirë të sezonit të shkuar në Europa League, ku arriti deri në gjysmë finale të këtij kompeticioni.
Kjo ishte një mundëi e artë edhe për drejtorin sportiv të Lazios për ta sjellë lojtarin te skuadra e tij, por marrëveshja nuk është arritur dhe në këtë rast Sampdoria ka përfituar shumë nga ky “operacion” me një mesfushor që dallohet me shumë aftësi të mira teknike.