Fenerbahçe “dashurohet” me Kaleb Ekuban. Sipas prestigjiozes italiane “tuttomercatoweb”, sulmuesi i Partizani është vënë në vëzhgim nga klubi i njohur turk pas miqësores së luajtur dje kundër 15 herë kampionëve të Shqipërisë.
Ekuban shënoi kundër Fenerbahçes në miqësoren që Partizani humbi 3-1 dhe goditi edhe traversën.
Sipas “tuttomercatoweb”, drejtuesit e klubit turk janë gati t’i bëjnë një ofertë Kievos, skuadrës së Serisë A që ka në pronësi kartonin e Ekubanit.
Edhe tifozët e Fenerbahçes kanë krijuar një hashtag në rrjetet sociale: “#cabelecubanfenere, të gjithë të çmendur për Caleb”.
Një lajm ky aspak i mirë për Partizanin që mund të humbasë sulmuesin kryesor të skuadrës, ndoshta edhe gjatë kësaj merkatoje dimri. / Newsport.al