Milot Rashica ra në sy sezonin e shkuar me paraqitjet tejet pozitive të bëra në kampionatin hollandez me skuadrën e Viteses. Ai është përfolur shpesh në media si një nga talentet më të mëdha të futbollit dhe emri i tij është lidhur me shumë klube të njohura.
Në një profilizim të 50 talenteve më të mirë të kampionatit hollandez, mediat kanë përfshirë edhe Rashicën, për të cilin kanë bërë një përshkrim të gjatë.
Përshkrimi nis me fillimet e karrierës së Rashicës, për të vazhduar me formën si arriti të firmoste me Vitesen dhe shpërthimi i tij në sezonin e shkuar, që e bëri pjesë edhe të kombëtares shqiptare.
Megjithatë media tërheq vëmendjen duke thënë se Rashica ende nuk është gati për hapin e madh pasi De Biazi nuk e pa si të vlefshëm për 23-shen përfundimtare në EURO 2016.