Mërgim Mavraj me fanellën e Këln në Bundesliga 1 ka luajtur këtë javë kundër Wolfsburg, duke bërë paraqitje të mirë. Qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi arriti që të gjuajë dhe portën e skuadrës kundërshtare, por që portieri i Wolfsburg iu kundërpërgjigj me pritje.
Në vlerësimin pas ndeshjes, media gjermane “Kicker” e ka vlerësuar me notë të lartë qendërmbrojtësin kuqezi. Ai ka marrë notën 2, si asnjë lojtar tjetër, ndërsa kjo notë është ndër më të lartat. Me notën 1 gjatë viteve të fundit kanë qenë të rrallë lojtarët që janë vlerësuar, pasi është nota më e lartë e vendosur nga specialistët gjermanë për futbollin.