Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti tregon se nuk e ka konsideruar asnjëherë një nënshkrim me Cristiano Ronaldon këtë merkato vere. Në një postim në rrjetet sociale, italiani i stolit tregon gjithë mbështetjen dhe dashurinë që ka për portugezin, teksa e quan një legjendë.
Mediet sot e lidhnin CR7 me një kalim dhe bashkim me Ancelottin në Madrid, ndërsa ka qenë vetë trajneri që ka sqaruar gjithçka.
“Cristiano është një legjendë e Real Madrid dhe ka gjithë dashurinë dhe respektin tim. Unë nuk e kam konsideruar një firmë me të. Ne le të shohim përpara”, shkruan Ancelotti.