Alexis Sanchez ishte një nga blerjet e bujshme të Inter në verën e shkuar. Kiliani e nisi mirë sezonin, teksa Antonio Conte filloi t’i besonte fanellën e titullarit. Me kalimin e ndeshjeve, sulmuesi i huazuar nga Manchester United u zbeh, aqsa tanimë diskutohet blerja përfundimtare nga anglezët.
“Telegraph” bën me dije se Sanchez nuk është më në planet e zikaltërve dhe opsioni i blerjes përfunimtare nuk do të përdoret. Me futbollin të ndalur prej Covid-19, sulmuesi që më herët ka luajtur edhe për Barcelonën do të rikthehet në ishull në fillim të merkatos verore.