Lojtari shqiptar i Lokomotivës së Zagrebit, ku luan me sulmuesin kuqezi Myrto Uzuni, Lirim Kastrati është gati të lëvizë në një nivel tjetër futbolli. 19-vjeçari që është pjesë e përfaqësueses së Kosovës deklaroi për televizionin “KOHA” të Kosovës se ka marrë oferta nga klubet të kampionatit gjerman Bundesliga. Ai u shpreh se dëshiron të nisë një eksperiencë të re. Kastrati u shpreh se dëshiron medoemos të rikthehet të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
” Do të fillojë të stërvitem maksimalisht, respektoj vendimin e tij. Në rast se më fton, do të jem i gatshëm, nëse jo atëherë do të punojë edhe më shumë.
Kam pasur oferta nga Gjermania nga disa klube shumë serioze, por deri në vere do të jem në klubin e Lokomotivës. Kam kontratë deri në vitin 2023, por me shumë mundësi në verë do të ndërrojë ambient”, përfundoi ai.
Këtë vit, ai kaloi me ekipin e parë të Lokomotivës së Zagrebit dhe deri tani ka realizuar 7 gola në 20 takime në kampionat dhe Kupën e Kroacisë. Ai ka krijuar një dyshe të fortë sulmi në kampionatin kroat bashkë me Myrto Uzunin, duke realizuar së bashku 11 gola (7 Kastrati, 4 Uzuni). Momentalisht, Lokomotiva e Zagrebit mban vendin e katërt në kampionat.