Supersfida mes Kukësit dhe Tiranës luhet nesër me fillim nga ora 18.00, ndeshje kjo që përcakton shumë sa i përket titullit kampion në Kategorinë Superiore. Atmosfera ka filluar të ”ndizet” me të dyja palët që janë të bindur në fitoren e skuadrës së tyre. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici pati një lidhje me studion e emisionit ”Pressing” në ”Abc News” ku foli pikërisht për kryendeshjen e kësaj jave. Si një ”tifoz” i vërtetë i kuksianëve, Gjici shprehet optimist.
”Vërtetë një ndeshje për t’u parë. Dua që tifozët të respektohen. Dua të kënaqen njerzit. Në çdo ndeshje shkojmë për të fituar. Nuk është ndeshje që vendos kampionatin, por na duhet 3 pikëshi. Kemi bërë mjaft hapa fals. Ftoj tifozët të jenë sa më të shumtë në numër. Të lozësh me Tiranën është mobilizim. Nuk është ajo e viteve të shkuara. Ka pasur disa rezultate të papritura. Duhet vlerësuar për të arritur një fitore. Kukësi ka lojtarë me emër, ka dhe eksperiencë. Po bëhen dhjetë vite tashmë. Kemi kaluar disa ture në Europë. Besoj se eksperiencën e kemi të sigurt. Objektivi i titullit, duhet marrë ndeshjet me rradhë. Ne na duhet, Tirana do ketë më pas ndeshje të vështira. Kukësi i plotëson kriteret për të fituar titullin. Kemi edhe 90 vjetorin. Kush e meriton do e fitojë. Me rivalët kryesorë dhe të fitosh 3 ndeshjet rradhazi, kuptohet që kemi të bëjmë me rivalë kryesorë. As Partizanin nuk e neglizhojmë. Ky është tregues që kemi treguar se e meritojmë titullin. Në fund të kampionatit mblidhen pikët. Gjithmonë me Tiranën kemi pasur rezultate pozitive. Kjo ndeshje është ndryshe sepse ka vetëm një pikë diferencë. Unë mendoj se kemi kapacitetet të dalim fitues” – thotë Gjici.
Gjici shton: ” Kukësi të gjtiha stadiumet i ka të vetat. Ju e dini që ka dy vite që luajmë jashtë. Po të luanim në shtëpi, do kishim 10 pikë më shumë. Jemi mësuar. Tirana e ka fushën e vet, ata rrinë aty. Ne e kemi bërë ndeshjen këtu, në stadium të mrekullueshëm. Unë besoj se ndeshja do jetë e mirë, e fortë. Kush gabon më pak, fiton. Kam besim se do e kalojmë këtë ndeshje. Kemi bërë gabime. Unë besoj shumë te ekipi dhe me këtë kualitet, besoj do fitojmë me rezultat të kënaqshëm. Nuk pranoj barazime, as humbje. Arbitri i FIFAS do e mbajë drejt. Gabime njerëzore janë gabime njerëzore. Unë them që duhet t’i kërkojmë gjërat te vetja. Nuk është problem të tërheqja e veshit. Kur klubi është korrekt, duhet kuptuar që edhe ata duhet të japin maksimumin. Tre pikëshi nesër na jep moral, për të fituar titullin.”