Elvis Plori ka folur pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës. Edhe pse arritën një rezultat pozitiv, humbja 5-1 në ndeshjen e parë i largoi ato nga ky kompeticion. Trajneri i Besëlidhjes deklaroi pas takimit;
“Ndeshja e parë u pa së bashku me rezultatin. Me çunat e diskutuam më shumë si një seancë stërvitore. Duhet të qëndrojmë brenda objektivave dhe të kapim Play-Offin. Kemi ndjerë kënaqësinë në fushën e lojës. Kishte momente të mira dhe presioni nuk u ndje shumë përballë një ekipi të madh si Tirana.
Rrugëtimi në Kupë? Unë them se për Besëlidhjen, do të ishte një kënaqësi e madhe sepse tregohet që futboll luhet në të gjithë Shqipërinë. Nëse do të kishim përballë një skuadër tjetër do të ishte më ndryshe së bashku me argëtimin.
Superiorja? Të them të drejtën, për mendimin tim personal, kjo skuadër luan shumë mirë futboll në fusha të mira. Është një ekip që s’i do fushat e këqija. Mund të gabojmë ndonjëherë sepse duam lojëra të bukura. Jemi me mendim lart në Superligë, por realiteti është ndryshe. Në gjykimin tim është një skuadër që luan bukur, por është disi e kristalizuar”, përfundoi ai.