Investimi në skuadrën e Renovës në Maqedoni vazhdon të jetë prioriteti kryesor. Kompania Renova që ka në pronësi klubin ka fillaur me ndërtimin e një qëndre të re sportive, ekzaktësisht në vendin e quajtur Kampi i Neproshtenit. Parashikohet një stadium futbolli që do ketë 15 mijë ulëse, pishinë, stadiume për mini futboll, fitnes qendër dhe hotel të kategorisë së lartë. Synohet arritja e standarteve ndërkombëtare, si mënyra e vetme për të çuar ekipin përpara.
”Projekti është shumë i madh, të cilin edhe ne nuk e dimë si do realizohet. Por Brenda 5-6 viteve duhet të realizohet. Fillimisht është nisur stadium (fusha) si dhe tribunat . Në kë fushën e sportit që e shihni, këtu investitor është FFM-ja me kryetar Muhamed Sejdini e ndërtojnë këtë fushë sporti. Për çka jam shumë mirënjohës” – thotë mes të tjerash kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Sejdini. Një çështje e nxehtë mbetet edhe emri ku janë dy hipoteza të mundshme: Vëllezërit ”Idrizi” apo “Arena Renova”.