Tirana do të luajë nesër kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Interesi për këtë takim është mjaft i madh, teksa tashmë mësohet se kanë mbetur më pak se 6 mijë bileta. Newsport.al kontaktoi kompaninë “blinibileta.com” që menaxhon “Air Albania Stadium” për llogari të klubit të Tiranës.
Zyrtarisht u bë me dije që deri në këto momente janë shitur plot 16600 bileta. Nëse vijon me këto ritme, pritet që deri nesër në mëngjes të jenë shitur të gjitha biletat. Kujtojmë që kapaciteti i impiantit modern është 22500 ulëse, ndërsa tashmë ka mbetur edhe çereku i biletave pa shitur.