Sulejman Starova ka qenë I ftuar mbrëmjen e djeshme në Pressing me gazetarin Gerti Çarçani. Ndër temat e cekura, paneli ka diskutuar edhe lidhur me ritmin e ndeshjeve në futbollin shqiptar.
Sulejman Starova ka dalë kundër të ftuarve të tjerë, duke theksuar se edhe në Serie A në Itali janë disa ndeshje me ritëm të ulët dhe më mirë të shohësh futbollin shqiptar, duke e vënë theksin se Covid ka ndikuar në formëne lojtarëve.
“Nuk jam dakord në lidhje me ritmin. Janë ca ndeshje në Serie A që të zë gjumi dhe është më mirë të shohësh Kastriotin me Apoloninë. Normalisht covidi ka bërë punën e vet dhe ndikimi shikohet kryesisht në 30 minutat e fundit”, u shpreh Starova.