Shqipëria po vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të Kualifikueseve të Botërorit në fund të muajit. Kuqezinjtë e Edi Reja do përballen me San Marinon, Andorrën dhe Anglinë brenda 6 ditësh. Në prag të këtyre përballjeve ka folur lojtari Arlind Ajeti, i rikthyer tanimë nën dispozicion të teknikut italian, pas një mungese. Ai është shprehur i lumtur për këtë, ndërsa thotë se nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip.
“Kombëtarja më ka munguar. Jam rikthyer dhe jam i lumtur që po i shikoj sërish. Është kënaqësi të jem këtu. Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht. Kjo është një plus për ne. Ekipi im në Serinë B (Reggina) ka shumë lojtarë që luajnë për Kombëtaren.
Mendova se ka kaluar një kohë që prej jam larguar nga Kombëtarja. Tek Shqipëria ka qënë gjithmonë një grup i mirë. Ne do të japim maksimumin. Të gjithë e dijnë se duhet luajtur me zemër dhe shpirt. Nuk e nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Përgjigjen e dijmë pas ndeshjeve. Sidomos me Andorrën, nuk bën që ta nënvlerësojmë. Kemi luajtur me ta dhe e dijmë sa e vështirë është.
Ne e njohim njerin tjetrin. Jemi profesionistë dhe po stërvitemi me ekipet tona. Fakti që e njohim njëri tjetrin e bën pak më të lehtë. Ne e dijmë se çfarë na pret. Duhet të fokusohemi” – tha ai.