Franca u mund ditën e djeshme në miqësore 0-2 ndaj Kombëtares modeste të Finlandës. Një humbje turpëruese për kampionët e botës edhe pse ishte vetëm një test miqësor. Ditën e sotme mediat franceze e kryesisht gazeta “L_Equip” ka kryqëzuar Paul Pogba duke I dedikuar një artikull të gjatë.
Mesfushori është kthyer në një çështje tashmë pasi te Man United ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po aktivizohet shumë minuta. Dje ndaj Finlandës, Pogba u aktivizua si titullar, por më pas në minutën e 57-të u zëvendësua nga Kante. Paraqitja e tij e dobët në fushë kanë bërë që mediat të mos kursejnë kritikat për të.