Kategoria Superiore është pezulluar për shkak të përhapjes së Coronavirus ndërsa të gjithë aktorët e sportit qëndrojnë të izoluar në shtëpi derisa jeta normale të rikthehet sërish. Sulmuesi I Kukësit Kristal Abazaj në një lidhje direkte për “Fan Zone” ka folur për momentet e tij në izolim, ku është shprehur se Albi Doka është një nga miqtë e tij më të mirë në këto ditë, ndërsa kampionatin e quan ende të hapur.
“Doka ka të drejt pasi është në vend të parë me meritë. Tani Tirana nuk humbet prej 12 ndeshjesh dhe nuk kam cfarë ti them. Unë pjesën time të lirë e kaloj me Albin dhe disa shokë të tjerë të rrethit tim të afërt”, u shpreh Abazaj.
A erdhi ndërpreja në momentin e duhur të Kukësit? “Besoj se po. Ne po luanim mirë por nuk po mernim rezulate. Tirana me meritë ka krijuar distancën që ka tani. Humbja e rasteve për ne është e rëndë. Bëj strëvitje një për një kundër portierit e nuk e di si e humba atë rast ndaj Teutës”, tha Abazaj.
Ushqimet? “Të them të drejtën frigoriferi është një nga miqtë e mirë për mua”, u shpreh sulmuesi i verilindorëve.
Keni fol me gjicin? “Nuk jam tip që flas shumë me presidentin pasi dhe ka angazhimet e veta në Bashki. Ne jemi ende në garë kemi ndeshje me Tiranën e tjerat prap. Kjo nuk varet vetëm nga mua por edhe nga të tjetër. Unë dua të lëvizë dhe do të kthehem në Belgjikë. Shpresoj që të gjej një marrëveshje me Anderlehtin pasi nuk dua të qendroj më aty”, përfundoi Kristal Abazaj.