Derbi Partizani-Tirana është programuar të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në “Air Albania”. Takimi I vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore mund të vendos shumë për fatet e të dyja skuadrave.
Bardheblutë janë 6 pikë larg nga vendi I parë dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Kukësit disa ditë më parë. Nga ana tjetër Partizani dëshiron që të kapi Kupat e Europës dhe në derbi vlen vetëm fitorja.
Ditën e djeshme në stërvitjen e Tiranës ishte I pranishëm dhe presidenti Refik Halili që ka ndjekur nga afër seancën stërvitore të skuadrës. Për të ndezur më shumë derbin ka menduar Winful Cobbinah që ka sfiduar numri një të klubit.
“President me sa e kemi bastin që i shënoj Tiranës…”, nuk ka munguar as përgjigja e Halilit tekas I thotë që vendose vetë shumën që dëshiron. “Me sa të duash, nëse shënon në derbi vendose ti shumën dhe e ke të fituar bastin. Madje je fitues edhe nëse luan mirë dhe Tirana fiton ndeshjen”, I është drejtuar presidenti, Cobbinah. Sulmuesi i dha fitoren në derbi bardhebluve pas 6 vitesh me golin e tij në minutat e fundit që i hapi rrugë ecurisë fantastike në kampionat Tiranës.