Vladimir Putin nuk ka pranuar të marrë menjëherë një dhuratë të dërguar nga Conor McGregor. Presidenti i Rusisë ka kërkuar që shishja e uiskit e dërguar nga luftëtari i njohur fillimisht të testohej. McGregor tregoi se shefi i kabinetit rus nuk ka pranuar as ta prekë para se të kontrollohej.
Skuadra e sigurisë së presidentit e ka larguar atë menjëherë për ta çuar në laboratorët përkatës. Javën e kaluar, ylli i MMA-së mbajti një konferencë shtypi në Moskë për të promovuar markën e tij të pijes.
“Shumë njerëz nuk e dinë. Shishen e parë të Uiskiut të duhur “Dymbëdhjetë” ia dhurova Vladimir Putin” deklaroi ai, raporton “The Sun”.
Megjithatë të gjithë e dinë se Vladimir Putin është i fiksuar pas stërvitjes, regjimit strikt dhe mos përdorimit të alkoolit. Në të kaluarën, presidenti i Rusisë vlerësoi ndeshjen e Nemmagomedov të McGregor – Khabib Nurmagomedov, duke e uruar atë pas fitores së tij të vitit 2018 kundër Irlandezit. /Newsport.al/