Kombëtarja jonë e 16-vjeçarëve mbylli turneun “UEFA Development 2019” në Slloveni. Ekipi i drejtuar nga teknikui Elvin Beqiri u mposht dhe takimin e fundit me Slloveninë 1-0 duke mbyllur këtë fushatë.
Megjithëse se kishte në përbërje lojtarë që luanin në ekipe zinxhir të klubeve të forta në Europë, kundërshtarët e Shqipërisë U16 rezultuan më të fortë seç parashikohej.
Bilanci i Shqipërisë në këto turne është 1 barazim dhe 2 humbje.
4 prill Peru 1-1 Shqipëri
6 prill Shqipëri 0-1 Itali
8 prill Slloveni 1-0 Shqipëri
“U-16/ Përfundon turneu “UEFA Development 2019”, Shqipëria mundet nga Sllovenia
Është mbyllur ditën e sotme turneu “UEFA Development 2019”, i zhvilluar në Slloveni në datat 3-8 prill.
Përfaqësuesja U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj sllovenëve vendas. Kombëtarja jonë ka pasur disa raste shënimi por pa mundur të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare. Golin për vendasit e shënoi kapiteni Marcel Ratnik pas një goditje me kokën në ’35. Shqipëria luajti me këtë formacion: Gega, Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bocaj, Hajdaraj, Torra.”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.