Sapo është mbylur pjesa e parë e Kupës së Shqipërisë, ku Tirana pret në shtëpi Ilirinë, ndërsa Partizani Tërbunin. Të dyja ekipet kanë arritur të shënojnë nga 3 gola në këtë fraksion loje dhe nuk kanë pësuar asnjë, pasi nuk është shumë e vështirë me kundërshtarët që kanë përballë. Mbetet për t’u parë në pjesën e dytë sesi do të shkojnë gjërat në këto takime.
Ndërkohë kujtojmë që të premten në mbrëmje në orën 19:45 minuta do të jetë dueli më i madh i futbollit shqiptar, Tirana – Partizani.