Ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 supersfida e kësaj javë në Seria A, midis Interit dhe Romës. Zikalëtrit kërkojnë më shumë golin, por tregohen të pasaktë në finalizim. Në dy raste të pastërta Lukaku dhe Brozovic mund të kishin zhbollkuar sfidat. Nga ana tjetër Roma ka posedimin e topit, por nuk arrinë të godasin asnjëherë në portën e Handanovic.
Momenti kulmor do të jetë në minutat e fundit të pjesës së parë, ku Lautaro rrëzohet brenda zone. Në fillim arbitri sinjalizon faull në favor të Interit, por më pas ndryshon vendimin duke e dhënë për Romën, pasi Lautaro e merr topin e me dorë. Një moment i cili shkaktoi acarimin e teknikut Conte.