Ka dështuar transferimi i Antonee Robinson tek klubi i Milanit për shkak të problemeve në testet mjekësore. Klubet kishin gjetur një marrëveshje me njëra-tjetrën ndërkohë që pritej vetëm firma përfundimtare. Testet morën 72 orë kohë, ndërkohë kërkoheshin teste shtesë. Kjo gjë nuk mund të mbyllej para orës 20:00 e cila është dhe afati I fundit për merkato në Seria A.
Si alternativë për mbrojtësin e krahut të majtë, kuqezinjtë janë duke menduar për rikthimin e Diego Laxalt nga Torino.
Ndërkohë nga ana tjetër është arritur marrëveshja me talentin e Anderleht, Alexis Jesse, I cili ka nënshkruar me klubin e Milanit. Mesfushori është transferuar në huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milion eurove.