Kategoria Superiore, Java e IV-të
Stadiumi “Selman Stermasi”, Tiranë
Tirana-Luftëtari 3-1
Shënues: Blazevski 3′, Doka 14′ (AG), Turtulli 23′, Greca 90+4′
Është mbyllur me fitoren e Tiranës me rezultatin 3-1 sfida kundër Luftëtarit. Bardheblutë në këtë mënyrë marrin fitoren e parë në këtë kampionat, ndërkohë që gjirokastritët zhyten akoma më thellë në fundin e klasifikimit. Ndeshja ishte shumë e hapur, me shumë raste për shënim nga të dyja ekipet. Vlen të theksohet se ndeshja u mbyll me nga 10 lojtarë për të dy skuadrat.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Lika, Hoxhallari, Turtulli, Imami, Doka, Hasani, Daja, Maveje, Cobbina, Blazevski, Oduamadi/ Trajner: Ze Maria
Luftëtari: Ruçi, Licaj, Rrapa, Janiçiç, Jackson, Ramadani, Aleksi, Radoviç, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj/ Trajner: Milos Kostiç
Komenti minutë pas minute:
Mbyllet takimi
90+4′- Shënon përsëri Tirana me anë të kundërsulmit, Greca çon topin në rrjetë me porten të boshatisur.
90′- Katër minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.
86′- Futet në lojë sulmuesi i njohur i Tiranës, Majkëll Ngo. Zë vendin e autorit të golit të parë Blazevski.
82′- Luftëtari i paqartë, Tirana administron mirë rezultatin.
71′- Karton i kuq edhe për Luftëtarin, dy të verdhë për mbrojtësin gjirokastrit Janiçiç. Rikthehet barazpesha numerike për dy skuadrat.
68- Tentativë e Ymeraj, por topi përfundon në duart e Likës.
63′- Tirana pranë golit të tretë, Blazevski gabon në kundërsulm. Goditja kalon ngjitur me shtyllën.
55′- Karton i dytë i verdhë për Erjon Hoxhallarin, Tirana mbetet me 10 lojtarë.
49′- Tirana e nis aty ku e la, bardheblutë në kërkim të golit të tretë.
46′- Nis pjesa e dytë me topin e parë të shkelmuar nga lojtarët e Tiranës.
Mbyllet pjesa e parë
45′- Një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.
42′- Tirana vijon sulmet, bardheblutë mjaft të organizuar në fazën ofensive.
38′- Pranë golit Luftëtari, portieri i Tiranës për pak bëri gafën e ndeshjes. Lika largon topin me vështirësi pas daljes së gabuar.
32′- Luftëtari kërkon të reagojë, gjirokastritët tentojnë të bejnë presion lartë.
28′- Hapet loja nga të dy ekipet, Tirana më e vendosur në fushë.
23′- Turtulli realizon sërish për Tiranën nga goditja e këndit. Përsëri në avantazh bardheblutë.
20′- Ndeshja mjaft ritmike, të dyja ekipet duken shumë të karikuara për të marr fitoren.
14′- Barazon Luftëtari, topi përfundon në rrjetë pas një devijimi nga Doka.
10′- Tirana duket më kërkuese, bardheblutë të vendosur mirë në fushë.
3′- Gol Tirana, bardheblutë në avantazh që në sulmin e parë, shënon Blazevski.
1′- Topi i parë shkelmohet nga Luftëtari.