Kategoria Superiore, Java e V-të
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Kukësi-Kamza 1-0 FT’
Shënues: Shameti 30′
Është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të Kukësit ndeshja e fundit e javës së pestë të Superligës kundër Kamzës. Sfida e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës pati dy fytyra, me një pjesë të parë spektakolare dhe plot raste nga të dy skuadrat, ndërkohë që e dyta ishte më e vakët dhe e balancuar. Verilindorët u treguan më të saktë, duke realizuar golin dhe duke kontrolluar pjesën më të madhe të lojës, ndërkohë që kamzalinjtë nuk shfrytëzuan rastet e mira që krijuan në fraksionin e parë.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Et’hemi, Shkodra, Limaj, Cordeiro, Rexhinaldo, Chapik/ Trajner: Armando Cungu
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Teqja, Frashëri, Mehmeti, Malaj, Fukui, Plaku, Roloviç, Martinena/ Trajner: Klodian Duro
Komenti minutë pas minute:
Mbyllet takimi.
90+3′- Pranë autogolit Shameti, rrezikon shumë mbrojtësi gjirokastrit.
90′- 3 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.
88′- Kamza në përpjekjet e fundit për të barazuar ndeshjen.
80′- Karton i verdhë për Arrabal pas një faulli ndaj Rexhinaldos.
76′- Godtije e bukur me kokë nga Rexhinaldo, por pret portieri Avdyli. Pranë golit verilindorët.
73′- Rast i mirë për Kukësin, harkim i rrezikshëm por pret portieri Avdyli.
68′- Loja vijon e balancuar dhe e kujdesshme.
65′- Pozicion jashtë loje i dyshimtë për Kamzën.
60′- Rast i mirë për Plakun, por goditja e tij është shumë e dobët.
58′- Goditje nga larg e Chafik, por topi është mbi kuadrat.
50′- Rrëmujë në zonë e Kamzës, largohet me vështirësi topi.
50′- Gafë e portierit Avdyli, Kukësi pranë përfitimit.
46′- Nis pjesa e dytë me topin e parë të shkelmuar nga verilindorët.
Mbyllet pjesa e parë.
45′- Një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.
43′- Pranë golit të dytë Kukësi, goditje surprizuese e Chapik.
40′- Tentativë e Idrizaj nga e djathta, largon me sukses mbrojtja verilindore.
38′- Kamza mundohet të reagojë, Plaku humbet një rast të artë shumë pranë portës.
30′- Shënon Kukësi, gol nga Shameti pas një pasimi të mirë nga krahu.
27′- Sërish rast i mirë për Kukësin, portieri Avdyli shpëton Kamzën.
25′- Pranë golit Kamza, harkim i Plakut pëfundon në shtyllë.
24′- Krosim i rrezikshë nga Plaku, largon në këndore mbrojtja e Kukësit.
19′- Sërish pranë golit Kukësi, Avdyli bllokon gjuajtjen e Cordeiros.
17′- Dëmtohet Olsi Teqja, dyluftimi me Rexhinaldon e lë të gjakosur në buzë.
11′- Pranë golit Kukësi, pasim i bukur në zonë por Et’hemi gjuan jashtë.
5′- Ndeshje e balancuar në këto minuta të para, skuadrat tregohen të kujdesshme.
1′- Topi i parë shkelmohet nga lojtarët e Kamzës.