Janë mbyllur pjesët e para të tetë takimeve që po luhen ditën e sotme në kuadër të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Pikërisht ajo që bie në sy në këto ndeshje është rezultati i skuadrave të Superiores, të cilat janë duke u mundur ose barazuar me ekipet e Kategorisë së Parë. Në këtë mënyrë Tirana e ka mbyllur pjesën e parë e në disavantazhin e një goli, Skënderbeu është ndëshkuar nga Uzuni në fraksionin e parë, Flamurtari po humb në Vlorë me rezultatin 1-0. Gjithashtu Partizani ka barazuar pa gola kundër Besëlidhjes, ndërsa Laçi arriti të barazonte rezultatin 1-1 vetëm në fundin e pjesës së parë. Vetëm Kukësi ia ka dalë mbanë në 45 minutat e para, ku ka mundur Dinamon me rezultatin 1-0 me gol të Bedri Grecës në minutën e 4-të.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.