Tirana luan me Vllazninë kryesuese në Shkodër. Sfida e së shtunës në 13:00 vlen për javën e 21 të Kategorisë Superiore, me bardheblutë që udhëtojnë drejt Klasikes së Shqipërisë me probleme. Mbrojtësit Najdovski dhe Hoxhallari janë jashtë, ndërsa në mëdyshje është edhe Torassa.
Argjentinasi projektohet titullar pas sulmuesit, ndërsa trajneri Orges Shehi duket se do ndryshojë edhe disa nga pozicionet e lojtarëve. Kështu, në qendër të mbrojtjes pritet Tosevski dhe Vangjeli, dy lojtarë në pozicione jo natyrale. Krahu i djathtë i takon Tolit, ndërsa Ismajlgeci në të majtë.
Treshja përpara Seferit pritet të jetë me Cale, Torassa dhe njërin mes Danso e Halili. Nuk përjashtohet mundësia që Shehi të ndryshojë komplet vendosjen për skemën 4-4-2, duke hedhur në sulm edhe finlandezin Vayrynen.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bekaj, Toli, Tosevski, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cale, Danso (Halili), Torassa, Seferi