Christian Fuchs është një nga “heronjtë” e titullit kampion të Leicester para 2 sezonesh. Mbrojtësi austriak në një intervistë të ditëve të fundit flet për kampionatin anglez dhe në veçanti një lojtar por nuk harron të “ngacmojë” edhe shokun e tij te Leicester, Jamie Vardy.
“Lukaku është një “bishë”. Nuk kam parë shumë lojtarë aq të fuqishëm sa ai. Mund të them se ngjan me Herkulin në fushë, është i pathyeshëm dhe një lojtar shumë i vështirë për tu markuar. Vardy ? Ai njeri është i çmendur dhe është një llafazan i tmerrshëm. Por mund të them se fjalët e tij të shumta ai i kthen në vepra gjithmonë”.