Dritmir Beci ishte protagonist në fitoren 3-1 të Burrelit kundër Partizanit B. Mbrojtësi i matianëve foli në një lidhje “skype” për emisionin “E hëna Sportive”.
Shkurtimisht 24 vjeçari deklaroi se gjyqtarët kishin gabuar sikurse gabojnë sportistët në fushën e blertë.
“Unë them që si ne sportistat, edhe arbitrat mund të bëjnë gabime njerëzore. Unë nuk mund të them diçka më shumë për këtë. Ne e treguam në fushën e lojës që ishim shumë më lart se Partizani. E dominuam lojën në gjitha aspektet. E treguam që ishim më mirë se ata. E mbyllëm ndeshjen me rezultat të pastër”, tha ai.