Kanë përfunduar dy sfidat e orës 18:55 të ditës së sotme për Champions League; Hoffenheim-Manchester City dhe Young Boys. Kampionët në fuqi të Anglisë iu falën mrekullisë 3 minuta nga fundi të mesfushorit spanjoll David Silva, i cili u dhuroi tre pikët e vyera “Qytetarëve”.
Paulo Dybala likujdon i vetëm zviceranët e Young Boys duke dhënuar një tripletë në Torino. Juventus kryeson me pikë të plota pas dy ndeshjesh grupin H.
Ndërkohë kanë kaluar 15 minuta nga fillimi i ndeshjeve të tjera ku bie në sy CSKA Moska që ka shënuar ndaj Real Madridit me Nikola Vlasic. Madrilenët kanë mungesa të rëndësishme në formacion pasi Marcelo, Ramos dhe Bale nuk janë grumbulluar për sfidën e sotme për shkak dëmtimi.
Ndërkohë rezultatet e takimeve të sotme janë:
AEK Athinë-Benfica 0-2
Hoffenheim-Manchester City 1-2 (FT)
Juventus-Young Boys 3-0 (FT)
Bayern Munich-Ajax 1-0
CSKA Moska-Real Madrid 1-0
Roma-Viktoria Plzen 1-0
Manchester United-Valencia 0-0